Bazuar në historinë e vërtetë, dy detektivë vrasjesh ndjekin Martha Beck dhe Raymond Martinez Fernandez, një çift vrasës i njohur si "vrasësit e zemrave të vetmuara", të cilët joshin viktimat e tyre përmes njohjeve personale.
Filmi skicon stërvitjen e fuqishme të balerinës, Xhoi Uomak, që i teston asaj, kufijtë e përkushtimit, të vendosmërisë, flijimit dhe mjeshtërisë. Gjithashtu tregon se si ajo nxitet nga pasioni i dashurisë së parë. Uomak, tani 26 vjeç, vazhdon përpara për t’u bërë balerina kryesore në Baletin Universal të Koresë dhe pastaj kthehet në Amerikë, ku kërcen për Baletin e Bostonit. Xhoika është emri, që Uomakut iu dha në Rusi.
Historia e pilotit luftarak irlandez, Brendën Finukan (Pedi), i cili, në moshë shumë të re, vetëm 21 vjeç, u bë Komandanti më i ri ndonjëherë i Krahut në Forcën Ajrore Mbretërore dhe një nga asët e saj më të mirë e më të dëgjuar të fluturimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Historia frymëzuese e kampionit botëror të boksit, Vini Pacienca, i cili pas një aksidenti rrugor për pak fatal që mund ta linte të paralizuar, arriti të bënte një nga rikthimet më të pabesueshme në historinë e sportit.
Një histori e vërtetë mbijetese... e deklasifikuar. Lufta epike e një piloti amerikan për mbijetesë pasi u rrëzua në një mision mbi Laos gjatë Luftës së Vietnamit.
I inkurajuar nga miqtë, gruaja dhe mentori i tij, William Wilberforce, një deputet ambicioz britanik i Parlamentit, ndërmerr luftën prej dekadash kundër çështjes së rrezikshme të tregtisë së skllevërve.
Me të mbërritur në Nju Jork në vitin 1889, murgesha italiane Françeska Kabrini përballet me sëmundjet, krimin dhe fëmijët jetimë të emigrantëve italianë. E vendosur për të ndihmuar, ajo nis një mision të guximshëm për të ndihmuar më të rrezikuarit e shoqërisë...
Për të shpëtuar jetimoren e tyre, një kujdestar dhe fëmijët e tij bashkëpunojnë me një kapiten varke të vjetër për një shans për të fituar një konkurs fitimprurës peshkimi.
Beteja e një nëne emigrante indiane kundër sistemit norvegjez të kujdestarisë dhe makinerisë ligjore lokale, për të rifituar kujdestarinë e fëmijëve të saj.
"Emily" përfytyron udhëtimin transformues, emocionues, dhe lartësues të natyrës femërore të një vajze rebele dhe të çuditshme, një prej shkrimtareve më të famshme, enigmatike, dhe provokuese në botë, e cila vdiq shumë shpejt, në moshën 30-vjeçare.
Bazuar në përvojat e jetës së vërtetë të Dejv Fishuikut; "Banka e Dejvit" tregon historinë se si një burrë i klasës punëtore të Bërnlit dhe një milioner i bërë vetë luftuan për të krijuar një bankë komunitare.
U RREGULLUA AUDIO! I vendosur në verën e vitit 1957, me perandorinë e makinave të Enzo Ferrarit në krizë, ish-piloti i kthyer në sipërmarrës e shtyn veten dhe pilotët e tij drejt maksimumit ndërsa nisen për garën "Një mijë milje", një garë e pabesë me 1000 milje mes përmes gjithë Italinë.