Pasi la postin e tij në Universitetin e Torontos, Gabriel nis një udhëtim të ri me Julian dhe është i etur për t'u bërë baba. Megjithatë, vizioni i Gabrielit rrezikohet nga programi intensiv i Julias. Kur asaj i jepet një mundësi për të mbajtur një leksion akademik në Oksford, e kaluara e tyre rishfaqet, duke përfshirë një armik të vjetër të vendosur për të poshtëruar Julian dhe për të ekspozuar një nga sekretet e Gabrielit.
Një seri vrasjesh të një qyteti të vogël mbërrijnë në derën e një restoranti rural, ku një kameriere e re duhet të luftojë për jetën e saj gjatë një nate tepër të gjatë.
Në vitin 1941, një kolonë që transportonte furnizime jetike ushtarake për Forcat Aleate kalon ujërat e rrezikuar nga armiku. 35 anijet tregtare civile përshkojnë detet brutale të Arktikut, duke luftuar për jetën kundër sulmeve ajrore dhe detare gjermane.
Pas rrëmbimit të Samirës, motrës së Popës, gjithashtu është zhdukur edhe Tatta. Ai po përgatit një akt hakmarrjeje kundër ish-aleatit të tij Popës. Që ky plan të ketë sukses, ai ka nevojë për ndihmën e vëllait të tij të madh Otto. Megjithatë, ai është i burgosur në burgun hungarez. Tatta arrin ta lirojë, por më pas të dy largohen gjithnjë e më shumë nga objektivi i synuar i Tatta-s.
Ky portret i tensionuar, prekës dhe qesharak i dinamikës familjare ndjek tre motra të larguara teksa mblidhen në një apartament në Nju Jork për t'u kujdesur për babanë e tyre të sëmurë dhe përpiqen të ndreqin marrëdhënien e tyre të prishur me njëra-tjetrën.
Dy shokë fëmijërie, Dog dhe Mirales që jetojnë në një fshat të vogël, i kalojnë ditët duke u vërdallosur nëpër rrugë. Miralesit i pëlqen të ngacmojë Dogun, por miqësia e tyre vihet në provë kur Dogu njihet me një vajzë dhe dashurohet krejtësisht me të.
Jakubi është një shitës diamantesh i suksesshëm. Ai njihet me vajzën e bukur Katerinën dhe bie në dashuri.
Katerina e çon atë në një shtëpi të izoluar për fundjavë. Çfarë sekretesh të errëta do të zbulojë ky udhëtim?
Disa minatorë duhet të shoqërojnë poshtë në minierë një profesor për të marrë disa kampione, por gjetja e një varri të lashtë, zgjon nga gjumi shekullor një krijesë gjakatare që ka në plan të shkatërrojë botën.
Në një të ardhme të afërt, Necropolisi është një qytet i mbipopulluar nga zombi të quajtur si "Të gjallët e dëmtuar" dhe tri shokë të ngushtë përpiqen të përfitojnë nga kjo gjendje kaotike për të fituar sa më shumë para.
Pas uljes në aeroportin ndërkombëtar JFK, një grua e re merr një taksi për në apartamentin e saj në Manhatan. Gjatë udhëtimit, ajo dhe shoferi i taksisë nisin një bisedë më se të sinqertë rreth marrëdhënieve të tyre në të kaluarën dhe në të tashmen, mbi seksin dhe dinamikën e pushtetit, mbi traumat, humbjen dhe dobësitë njerëzore...
Holger Olsen largohet për të luftuar. Ndërkohë, partnerja e tij, Vivienne duhet të përballet e vetme me korrupsionin e kryebashkiakut dhe njerëzit e pafytyrë përreth, ndërsa po rrit djalin e ardhur në jetë.
Dennisi,një legjendë i garave në rrugë, lë pas martesën e tij dhe vajzën 17-vjeçare Hanna. Një ditë ai zbulon se vajza e tij do të marrë pjesë në një garë me të dashurin e saj të ri. Për të ndaluar Hanën, Dennisi dhe ish-gruaja e tij Tove shkojnë në një udhëtim.
Pasi kryebashkiaku i një fshati në ishull zbulon një fëmijë me fuqi misterioze të zhytur në brigjet e tyre,
komuniteti dikur paqësor kalon në luftë civile, i shkatërruar nga besimi se fëmija është shpëtimtarja e radhës.
Një tren i nisur për në Nju Delhi shndërrohet në fushëbetejë të përgjakur ndërsa dy ushtarë të forcave komando përballen me një bandë kriminelësh që po vjedhin dhe po masakrojnë udhëtarët...
Kur plani i shpëtimit të një diplomati korean merr një rrugë të rrezikshme, kolegu i tij duhet të futet në zemër të Libanit për të bërë një përpjekje të fundit që ai të kthehet në shtëpi.
Sekretarja britanike e Brendshme, Stela Sajmëns, ecën me një makinë një natë për në shtëpi, ndërsa ishte pjesë e një organizimi me Kryeministrin. Një burrë misterioz rrëmben nga distanca makinën e saj dhe nis ta drejtoj vetë, duke e sjell atë nëpër Londër në një mënyrë të pakontrollueshme.
Pas një takimi të rastësishëm, Kethi kokëfortë tërhiqet nga Beni,
anëtar i klubit të motoçikletave Vandalët, Midwestern.
Ndërsa klubi shndërrohet në një kaos të rrezikshëm dhune,
Beni duhet të zgjedhë midis Kethit dhe besnikërisë së tij ndaj klubit.
Katerinë Parr, gruaja e gjashtë e mbretit Henri VIII, emërohet regjente ndërsa tirani lufton jashtë vendit. Kur mbreti kthehet, gjithnjë e më i sëmurë dhe paranojak, Katerina e gjen veten duke luftuar për mbijetesën e saj.